Qytetarët e Kosovës i quajnë hendikep për vendin aktakuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli, disa ditë para takimit në Uashington. Ata thonë se SHBA-të e dinë mirë që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se këto akuza janë të pabaza.
“Në rast se quhet Presidenti dhe këta që janë kriminel atëherë neve na ka ndihmuar edhe aleanca veri atlantike me SHBA-të dhe ata e dinë fort mirë që kemi luftuar drejtë. Besojë që kanë me dalë faqe bardhë në këto akuza që ju kanë ngritur padrejtësisht”
“Shpresojmë që do të dalim faqe bardhë sepse populli dhe luftëtarët kanë treguar një pjekur dhe aftësi me çliruar këtë vend dhe në momentin që është bë kjo akuzë është shumë e pa arsyeshme”
“Luftës i besojmë të gjithë, janë njerëz që kanë luftuar i kanë meritat e veta, ishalla bëhet mirë për këtë popull. Respekt për UÇK-në dhe lavdi për ata të vdekurit”
“Amerika është aleat i joni, por Evropa që e ka bërë këtë, le t’i vjen turp, se gjithmonë ia ka bërë kështu popullit Shqiptar, prapë na e bëri…UCK-ja nuk është ajo që me i fajësuar, dhe në këtë moment pikërisht kur është çështja e Kosovës me shkuar në Amerikë, me u pru vendimi”
Kryeministri i Kosopvës Avdulla Hoti tha se lufta çlirimtare popullit është arritja më e madhe për të fituar pavarësinë.
“Jam i bindur që të gjitha bartëset e institucioneve do të tregojnë maturi në këtë situatë të re të krijuar, sikur që kemi treguar maturi në të kaluarën për të respektuar plotësisht obligimet tona kushtetuese edhe ligjore, por edhe obligimet tona ndërkombëtare që i kemi si shtet”
Për aktakuzën e ngritur, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet të prononcohet gjatë ditës së nesërme. Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.