7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKosovë-Horrori në Rahovec / E dogji vëllain në oborrin e shtëpisë, pastaj...

Kosovë-Horrori në Rahovec / E dogji vëllain në oborrin e shtëpisë, pastaj gënjeu policinë se po djeg bërllok (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit. Aty vëllai dyshohet se ka vrarë e pastaj djegur brenda oborrit të shtëpisë trupin e pajetë të vëllait të tij. Mizoria e gjithë këtij rasti ka qenë se i dyshuari për vrasjen e ka fshehur atë dhe duke gënjyer policinë kur kjo e fundit kishte shkuar në shtëpi kur e kishte parë se po digjej një zjarr i madh. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit shkurt, por vetëm pas dy muajve, personi në fjalë ka pranuar se ka vrarë e më pas ka djegur trupin e vëllait 64-vjeçar. Detaje rrëqethëse të vrasjes makabre që tronditi sot Kosovën.

Mediat sjellin detaje rrëqethëse të vrasjes makabre që tronditi sot Kosovën.

Kishte ardhur nga Zvicra gjatë muajit shkurt në Kosovë. Por 64-vjeçari nuk mundi ta shijojë qëndrimin në vendlindje, në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Ky person po dyshohet se kishte pasur një zënkë verbale e më pas edhe fizike me vëllain e tij 59-vjeçar.

Shkak i kësaj përleshjeje, sipas deklaratave të gruas të së ndjerit, po dyshohet të jetë një shumë e parave që tashmë i ndjeri e kishte sjellë nga Zvicra në Kosovë.

35 mijë franga e 8 mijë euro të tjera që i ndjeri i kishte pasur me vete.

Kështu ka deklaruar në polici gruaja e të ndjerit e cila kishte thënë se për disa ditë nuk kishte dëgjuar asgjë nga bashkëshorti dhe nga Zvicra kishte marrë rrugë drejt Kosovës.

Ajo shpalli të zhdukur bashkëshortin e saj, me të cilin nuk po arrinte të kishte kontakt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments