25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeKosova zyrtarisht në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova zyrtarisht në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Asamblesë Parlamentare të NATO ka bërë të ditur se Kosova është në agjendën e saj që pritet të bëhet anëtare e asocuar e aleancës. Sfidat në Ballkanin Perëndimor, është njëra ndër temat e cila do ta diskutojnë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, në takimin që do të mbahet në Sofje.

“Në takimin e tyre në Sofje, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë dhe do të miratojnë vendime për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë delegacione të anëtarëve të asocuar. Ndër temat e forumit do të jenë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik. Këto diskutime do të nënvizojnë përkushtimin e Asamblesë për stabilitet në rajonet kyçe me interes strategjik, si dhe për të nxitur dialog më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në komunikatën për media të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments