8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin e Forcave Speciale të Kosovë

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin e Forcave Speciale të Kosovë

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.

Vitin e kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi se FSK-ja merr rreth 100 milionë lira turke në vit si donacion, të cilat më pas i shtetëzon për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

Më 2021, Kosova po ashtu ka pasur një kontratë me shtetin turk për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara, Vuran, dhe pajisje armatimi.

Turqia më herët i kishte dhuruar Forcave Speciale të Kosovës automjete të blinduara të tipit Cobra./ REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments