15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për pikën kufitare Morinë-Kukës,Shqipëria “heq”...

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për pikën kufitare Morinë-Kukës,Shqipëria “heq” kufirin me Kosovën, nuk do të ketë kontroll kartash identiteti për 9 muaj

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla kanë nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson lëvizjën me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës në pikën e kalimit të kufitar në Morinë.

“Gjithmonë kënaqësi për mua kur takohem me homologun dhe mikun tim Taulant Balla dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Dje nënshkruam lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tani e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit”, shtoi tutje Sveçla.

Sipas Sveçles do të vazhdojë përkushtimi, për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e dy ministrive, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe ndërveprojnë lirshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments