7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKorridori 8, Grubi: Projekti ishte bllokuar nga politikat antishqiptare

Korridori 8, Grubi: Projekti ishte bllokuar nga politikat antishqiptare

Korridori 8 është projekti më i madh në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin “Argument” në TVM-2. Sipas tij, me vite të tëre ky projekt ka qenë i bllokuar në sirtarët shtetëror, si pasojë e politikës nacionaliste dhe antishqiptare, por më në fund shqiptarët ia arritën që ta ecin përpara këtë projekt.

“Po ta marrësh parasysh, të gjitha punët që janë bërë, po flas në aspektin infrastrukturor, jo çështje politike, që nga pavarësia e deri më sot, nëse i mbledhim të gjitha projektet që janë bërë nga partitë politike shqiptare nuk e di a mund të arrijnë te 10% i vlerës së këtij projekti. E shihni se reagimet janë shumë agresive në opinion për fat të keq dhe filluan kur e panë se u bë realitet. Derisa nuk u nënshkrua më 8 mars nuk e besonin askush se do t’ia dalim.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments