-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKoronavirusi/ Komunitetet fetare në Shqipëri anuluan ritet, por në Kishën Ortodokse Autoqefale...

Koronavirusi/ Komunitetet fetare në Shqipëri anuluan ritet, por në Kishën Ortodokse Autoqefale mesha mbahet me maska

linku https://www.balkanweb.com/koronavirusi-komunitetet-fetare-ne-shqiperi-anuluan-ritet-por-ne-kishen-ortodokse-autoqefale-mesha-mbahet-me-maska/

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, komunitetet e fetare në Shqipëri, Si Komuniteti Mysliman, Komuniteti Bektashinj, apo Kisha Katolike, vendosën të anulojnë faljet masive.

Ndërkohë që këtë vendim nuk e ka respektuar plotësisht Kisha Ortodokse Autoqefalen në Shqipëri, e cila ka zhvilluar ditën e diele, Meshën e Shenjtë në prani të besimtarëve të shumtë.

Madje, Metropolia e Shenjtë e Apolonisë dhe Fierit ka postuar dhe foto të aktivitetit, ky vihen re besimtarë me maska që marrin pjesë në këtë ceremoni.

Në një shënim në Facebook, Metropolia e Fierit thekson se është vendosur të kryet vetëm “Liturgjia Hyjnore” e ditës së diele. Në këtë ceremoni ftohen të marrin pjesë ata që nuk kanë vështirësi me shëndetin, ndërkohë që fëmijët dhe të moshuarit këshillohen të qëndrojnë në shtëpi.

“Të dashur besimtarë, po jetojmë në një kohë të vështirë, për shkak të virusit që është përhapur. Të gjithë po vuajmë pasojat e kësaj vështirësie, të kësaj sëmundjeje. Por çfarë po bën Kisha përballë kësaj situate?

Ju tashmë e dini vendimin që ka marrë Sinodi i Shenjtë që të kontribuojmë dhe ne në mos përhapjen e këtij virusi: Kemi ndërprerë të gjitha shërbesat e tjera; Mëngjesoren, Mbrëmësorem, Himnin Akathist, akoma dhe Meshën e Parashenjtëruar deri ne 3 Prill.

Kemi vendosur që të kryejmë vetëm “Liturgjinë Hyjnore” dhe në Të do të marrin pjesë vetëm ata që nuk kanë vështirësi me shëndetin e tyre. Fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë me sëmundje kronike, i këshillojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ne nuk mund të ndërpresim “Liturgjinë Hyjnore”, sepse është burimi i Jetës, është vetë Jeta. Është si të themi që duhet t’i mbyllim spitalet ngaqë kemi frikë se mund të përhapim virusin. Jo nuk mund ta bëjmë këtë, sepse spitalet i duam për t’u mjekuar, edhe Kisha është spital për të mjekuar shpirtrat dhe trupat tanë, prandaj me shumë kujdes, duke zbatuar kushtet e tjera higjenike, do të zhvillojmë “Liturgjinë Hyjnore”.”, thekson Metropoliti i Fierit më datë 15 mars në faqen e Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments