13.7 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeKoordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi: Ministri i Drejtësisë Krenar...

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi: Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka mbështetjen e BDI-së, ligji për amnisti nuk përfshin krimet e rënda

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha se ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka mbështetjen e BDI-së mbi përpilimin e Ligjit për Amnisti, shkruan TV21. Ademi tha se burgjet janë të stërngarkuara dhe se me këtë zgjidhje lidhore nuk parashihet falja e veprave të rënda penale.Nga ajo çka pamë fillimisht për arsye se të gjithë shefat e grupeve parlamentare e kanë marrë një email të tillë, një draft të tillë. Bëhet fjalë për një qasje më njerëzore, më humane për të gjithë të dënuarit duke pasur parasysh se burgjet janë të stërmbushura dhe qëllimi është në drejtim të kushteve më të mira për të dënuarit tjerë për të cilët duhet të vuajnë dënimet e tyre. Pra nuk bëhet fjalë për siç trumbetohet në opinion për njerëz të cilët kanë kryer vrasje, krime të rënda, vepra të rënda penale, për njerëzit të cilët janë të përfshirë në rastet që ka inicuar Prokuroria Speciale, pra nuk ka të bëjë më këto”, tha Ademi për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments