12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKuriozitetePasaportat digjitale testohen për herë të parë në Finlandë

Pasaportat digjitale testohen për herë të parë në Finlandë

Finlanda po teston përdorimin e pasaportave digjitale në aeroportin e Helsinkit. Lëvizja është pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar procedurat për kontrollin e kufijve. E ashtuquajtura skema e kredencialeve digjitale të udhëtimit nisi zbatimin në datën 28 gusht për udhëtime direkt drejt tre destinacioneve britanike, Londrës, Mançesterit dhe Edinburgut.

Ajo funksionon vetëm në aeroportin e Helsinkit dhe jo në destiancionet britanike.  Roja kufitare finlandeze thotë se ky projekt pilot është i pari në botë dhe dëshmon se si mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve.

Udhëtarët që duan të marrin pjesë në të së pari do t’u duhet të shkarkojnë një aplikacion të kredencialeve digjitale  në telefonat e tyre. Më pas shkojnë në një stacion policie të Helsinkit, ku krijohet version digjital i pasaportës së tyre.  Ata gjithashtu fotografohen në mënyrë që t’i hapin rrugë identifikimit përmes fytyrës në aeroport.

Pasi kredencialet digjitale të udhëtimit të ngarkohen në pasaportat e tyre, udhëtarët duhet t’i dërgojnë rojës kufitare të dhënat e udhëtimit jo më vonë se katër orë para udhëtimit.  Në aeroportin e Helsinkit, është krijuar një sportel i veçantë për udhëtarët me krediciale të tilla.

Atje ata skanojnë pasaportën dhe përballen me një kamera, ku një oficer i kontrollit kufitar krahason pamjen në foto që është bërë në stacionin e policisë me atë që është e ruajtur në cipin e pasaportës. Udhëtarët më pas autorizohen të kalojnë. 

Ata që marrin pjesë në projekt nuk kanë nevojë të paraqiten më shumë se njëherë në stacionin e policisë.  Projekti I cili ka marrë rreth 2.3 milionë euro financime nga komisioni europian, do të zgjasë deri në shkurt të 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments