BallinaLajmeKontaminim i ujit në Krushevë, ndalohet përdorimi për pije.

Kontaminim i ujit në Krushevë, ndalohet përdorimi për pije.

Uji nga ujësjellësi i qytetit në Krushevë nuk rekomandohet për t’u pirë sepse në të janë gjetur baktere ka bërë të ditur Qendra e Shëndetit Publik në Prilep.

Gjatë testimit sot, u gjet mungesa e klorit rezidual dhe baktereve me origjinë nga zorrët. “Banorëve të qytetit të Krushevës u rekomandohet të përdorin ujë të paketuar për pije, ndërsa uji nga Ujësjellësi i Qytetit, si ujë për higjienë personale, përgatitjen e ushqimit, larjen e rrobave dhe larjen e enëve, mund të përdoret vetëm pasi të jetë zier për të paktën 10 minuta”, rekomandoi Qendra e Shëndetit Publik në Prilep. Ky rekomandim, thekson Qendra, është i vlefshëm derisa të merren tre mostra të sakta të njëpasnjëshme të ujit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments