Ka filluar punimet Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët në Tetovë
Në kongres kanë marrë pjesë pjesëtarë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe liderin e deritanishëm dhe kandidat i vetëm për lider të ASh-së, Ziadin Sela.

Por gjithashtu në takim janë parë edhe pjesëtarë të partive tjera politike, duke përfshirë pjesëtarë të BDI-së, Besës, Alternativës, Partisë Demokratike Turke, VMRO-DPMNE-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.
Në pjesën e dytë kongresit do të zgjedhen udhëheqësit e organeve partiake dhe lideri i ri i partisë.