16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKonferencë për shtyp e ministrit për financa, Fatmir Besimi / Marrim hua...

Konferencë për shtyp e ministrit për financa, Fatmir Besimi / Marrim hua 700 që të kthejmë 500 milion euro nga euroobligacioni i vjetër

Si pjesë e aktivizimit të Eurobondit të ri të tetë në vlerë prej 700,000 milion euro, këtë pasdite, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tregoi qëllimin për të cilin u morën këto fonde.

“Me këto mjete do të shlyhet borxhi në bazë të Eurobondit të tretë në vlerë prej 500 milion euro. Që do të thotë që 200 milion euro të mbetura do të përdoren për shpenzimet e krijuara nga Buxheti që u miratua në Parlament. Kryesisht, këto fonde do të drejtohen në masa ekonomike dhe shëndetësore për shkak të Covid 19. Kjo tregon se investitorët kanë besim në ekonominë që vendi ynë zbaton.

Kjo vjen, ngaqë dje përfundoi procesi për euroobligacionin e tetë me radhë, i cili duhet të kthehet për 7 vjet me normë të interesit prej 1.625%

“Siç u tha kur u miratua Buxheti për vitin 2021, me fondet e siguruara nga emetimi i këtij euroobligacioni, borxhi i jashtëm do të shlyhet, gjegjësisht euroobligacioni i emetuar në vitin 2014, i cili duhet të shlyhet këtë vit. Pjesa tjetër do të përdoret për të financuar një pjesë të deficitit buxhetor. Euroobligacioni nga 2014 është në shumën prej 500 milion euro dhe është emetuar me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Përndryshe, vendi më parë ka hyrë shtatë herë në tregun ndërkombëtar të kapitalit me euroobligacion: në 2005 me normë interesi prej 4.625%, në 2009 me normë interesi prej 9.875%, në 2014 me normë interesi prej 3.975%, në 2015 me normë interesi prej 4.875%, në vitin 2015 me normë interesi prej 5.625%, në vitin 2018 me normë interesi prej 2.75% dhe 2020 me normë interesi prej 3.675%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments