Maqedonia e Veriut ka politikë të qartë në fushën e jashtme dhe të sigurisë dhe nuk ka alternativë tjetër në raport me bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e çështjeve kryesore të sigurisë, ka thënë kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kofenrencën dyditore që po mbahet në Mynih.
“Maqedonia e Veriut është vend që merr pjesë në paqëruajtësit e NATO-s dhe të OKB-së. Njëkohësisht jemi vend që udhëheq me OSBE-në, ku dhe motoja jonë është kthimi drejt njerëzive, mbrojtja dhe siguria e tyre. Kjo shihet nga prioritetet tona, ku, prioritet kryesor e kemi Ukrainën si dhe të gjitha fushat ku ekziston nevoja për përparimin e paqes dhe mbrojtjes.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kriza enrgjetike, siguria dhe mbrojta nga sulmet kibernetike, përparimi i bashkëpunimit rajonal, kanë zënë vend kryesor në tryezën e konferencës botërore. Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kovaçevski ka realizuar takime bilaterale me liderë evropian dhe rajonal. Me kryeministrin shqiptar Edi Rama fokusi i bisedës ka qenë e ardhmja evropaine e dy vendeve dhe sfidat rajonale. Edhe në takimin dypalësh me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është potencuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është alternativa e vetme për një rajon stabil dhe demokratik. Kreu i ekzekutivit, në këtë konferencë shoqërohet nga zv.kryeministri Bojan Mariçiq dhe ministri Bujar Osmani, në cilësinë e udhëheqësit me OSBE-në.