13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKonferenca e Mynihut trajton sigurinë, Kovaçevski: S’ka alternativë pos bashkëpunimit

Maqedonia e Veriut ka politikë të qartë në fushën e jashtme dhe  të sigurisë dhe nuk ka alternativë tjetër në raport me bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e çështjeve kryesore të sigurisë, ka thënë  kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kofenrencën dyditore që po mbahet  në Mynih.

“Maqedonia e Veriut është vend që merr pjesë në paqëruajtësit e NATO-s dhe të OKB-së. Njëkohësisht jemi vend që udhëheq me OSBE-në, ku dhe motoja jonë është kthimi drejt njerëzive, mbrojtja dhe  siguria  e tyre. Kjo shihet nga prioritetet tona, ku, prioritet kryesor e kemi Ukrainën  si dhe të gjitha fushat ku ekziston nevoja për përparimin e paqes dhe mbrojtjes.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kriza enrgjetike, siguria dhe mbrojta nga sulmet kibernetike, përparimi i bashkëpunimit rajonal, kanë zënë vend kryesor  në tryezën e konferencës botërore. Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kovaçevski ka realizuar takime bilaterale me liderë evropian dhe rajonal. Me  kryeministrin shqiptar Edi Rama fokusi i bisedës ka  qenë e ardhmja evropaine e dy vendeve dhe sfidat rajonale. Edhe në takimin dypalësh me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është potencuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE  është  alternativa e vetme për një rajon stabil dhe demokratik. Kreu i ekzekutivit, në këtë konferencë shoqërohet nga zv.kryeministri Bojan Mariçiq dhe ministri Bujar Osmani, në cilësinë  e udhëheqësit me OSBE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments