7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKomunikatë nga nënkryetari i PDSH-së, Frymzim Dauti për hulumtimin e NDI-së,lidhur me...

Komunikatë nga nënkryetari i PDSH-së, Frymzim Dauti për hulumtimin e NDI-së,lidhur me zgjedhjet …

Shkruan: Frymzim Dauti – Nënkryetar i PDSH-së 
Instituti NDI paska hulumtuar se si do të votonin qytetarët e RMV-së po të mbaheshin zgjedhjet sot. Këta ,,hulumtues”, partinë BESA e nxjerrin me rezultat të veçantë edhe pse kjo parti në zgjedhjet e radhës nuk do të marrë pjesë si subjekt më vete, por do të jetë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga LSDM-ja. Nga ky manipulim lehtësisht bëhet e qartë se kjo anketë është kurdisur nga disa të punësuar të stafit lokal brenda institutit NDI e që janë të afërt edhe me BDI-në apo ASH. Në një gjendje pandemie dhe krize të madhe ekonomike, ata nuk pushojnë me shejtanllëqet e tyre.
Pasi përpjekjet e disave për ta marrë PDSH-në në koalicion parazgjedhor dështuan, tani tentojnë që nëpërmjet shantazhit, propagandës dhe kuazi-hulumtimeve t’i turbullojnë votuesit tradicionalë të PDSH-së. Pandemia dhe shtyrja e datës për zgjedhjet parlamentare është shndërruar në shpresë për ta se ndoshta PDSH-ja do të përfshihet në koalicionin e tyre. Manipulimi i rezultatit të anketës me përmasa të këtilla vetëm dëshmon se ata janë në panik, se seriozisht i frikësohen mbështetjes që PDSH-ja gëzon në vendbanimet me popullatë shqiptare dhe se ky fakt ua prish kalklulimet.
Ata harrojnë se nëse anketa në fjalë do të kishte qenë reale, atëherë nuk do të kishin pasur nevojë ta përmendin PDSH-në në rezultat. Mirëpo qëllimi i tyre është që ta etiketojnë PDSH-në si një parti fiktive dhe të fyejnë shumë shqiptarë.
Në bazë të anketës në fjalë, 44% e qytetarëve do të kishin marrë pjesë në votime. Kjo i bie se në zgjedhje do të kishin votuar përafërsishtë 800 mijë votues [nga 1.8 milion votues të listës së zgjedhësve], dhe se për PDSH-në do të kishin votuar 0,1% të votuesve. Në numra, kjo rezulton se për PDSH-në do të kishin votuar vetëm 800 veta. A nuk është ky rezultat fyerje për inteligjencën tonë?Sikur manipulatorët të ishin treguar pak më seriozë nuk do të rrezikonin me rezultatin në fjalë. Mirëpo, ata e mbivlersësojnë veten e tyre dhe pikërisht këtu qëndron edhe dobësia e tyre.  Një parti me përvojë si PDSH-ja, e që në këta zgjedhje garon me 100 kandidatë për deputetë, e ka fare lehtë t’i demaskoj ata. 
Pa mos hyrë në analiza të thella, do t’i përmendi vetëm dy argumente të freskëta, e që e rrëzon rezultatin e “anketës”:
1. PDSH-ja, para një muaji, e ri-regjistroi partinë. Brenda disa orëve, mijëra anëtarë të PDSH-së i deponuan nënshkrimet e tyre te noteri duke i mbuluar vetë, në bazë vullnetare, shpenzimet e noterit.
2. Para disa ditëve, gjatë prezentimit të kandidatëve për deputetë të PDSH-së, në sallën e sportit në Tetovë, ishin prezentë disa mijëra anëtarë të PDS-së.
A nuk ju del manipulimi ashiqare në mejdan?!Atëherë, të nderuarë anëtarë të PDSH-së, gjykoni vetë për vërtetësinë e kësaj ankete, të porositur, me prapavijë politike dhe propagandistike.
Me nderime,Shërbimi për Informim, PDSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments