9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeCOVID-19/ Pendarovski: Masa më rigoroze, vetëm nëse autoritetet vlerësojnë se ka nevojë

COVID-19/ Pendarovski: Masa më rigoroze, vetëm nëse autoritetet vlerësojnë se ka nevojë

“Frika ime më e madhe ishte dhe mbetet në ekonomi, veçanërisht ana e të ardhurave të buxhetit. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe shqetësimin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, që është absolutisht përparësia jonë më e madhe”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për portalin Faktor.

Presidenti ndër të tjera tha se pandemia e COVID-19 është sfida më serioze me të cilën po përballet vendi, por edhe i gjithë bota, sepse pandemia që ka shpërthyer ka filluar të bëjë presion mbi ekonominë globale.

Presidenti theksoi se futja e mundshme e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë nga autoritetet kompetente, sipas të cilit, masat e marra deri më tani po japin rezultatet e duhura dhe po parandalojnë përparimin gjeometrik të virusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments