7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKOMUNA E TETOVËS SHPALL MORATORIUM : SHQYRTOHEN DOKUMENTACIONET E TENDERIMIT NË PROJEKTET...

KOMUNA E TETOVËS SHPALL MORATORIUM : SHQYRTOHEN DOKUMENTACIONET E TENDERIMIT NË PROJEKTET E INFRASTRUKTURËS

Kabineti i Kryetarit të ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, përmes një komunikate njofton se bazuar në ankesat e qytetarëve për punë të realizuara jashtë standardeve të nevojshme, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori.

“Komuna e Tetovës vlerëson se tani është më se e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në teren. Aty ku do të vërehen parregullësi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë” – thuhet në komunikatën e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments