9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKomiteti Politik miraton raportin për Kosovën në KiE, Igli Hasani: Hap i...

Komiteti Politik miraton raportin për Kosovën në KiE, Igli Hasani: Hap i rëndësishëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Urime Kosovës për ftesën që iu bë nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, u shpreh Hasani në një postim në platformën X.

Hasani theksoi se, “ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”.

“Mbetemi në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, nënvizoi Hasani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments