12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajme“KOMITËT” SHAJNË SHQIPTARËT, NUK DËNOHET ASKUSH PËR GJUHË TË URREJTJES!

“KOMITËT” SHAJNË SHQIPTARËT, NUK DËNOHET ASKUSH PËR GJUHË TË URREJTJES!

Vardari u shpall kampion i Evropës në hendboll, rrugët e Shkupit u pushtuan me mijëra tifozë për të festuar këtë titull. Pasi hendbollistët u pritën në aeroportin e Shkupit,  parade vazhdoi edhe në rrugët e kryeqytetit, ku të pranishëm ishin 10 mijë tifozë. Festa e tyre vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit në shesh.

Megjithatë, duket se ata nuk u mjaftuan vetëm me trofeun e sjellë nga skuadra e tyre në Maqedoninë e Veriut, por shkuan edhe më tej, duke lëshuar fyerje kundër shqiptarëve.

Gjuha e urrejtjes ishte temë diskutimi në Emisionin Click Plus, Muhamed Ismalji trajner në Klubin e Hendbollit Besa tha se edhe pse Maqedonia e Veriut po ec nga veriu, ujku qimen e ndërron zanatin nuk e harron.

“Me emrin e ri Maqedonia e Veriut mendova se do të ikim nga veriu e do të bëhemi më të kulturuar më tolerant, mirëpo për fat të keq ato që i lexova nëpër portalet, lirishte mund të them se ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron”, theksoi trajneri i Klubit të Hendbollit Besa, Muhamed Ismajli.

Omer Bunjaku drejtori  klubi të futbollit Shkupi tha se nga ngjarjet e djeshme me thirrje antishqiptare askush nuk është dënuar.

“Në ngjarjet e djeshme janë arrestuar në Stacionin e qendrës Beko  shqiptarë, të tre ishin të sulmuar fizikisht por ishin edhe të dënuar për shkak të gjuhës së urrejtjes, ndërsa sa kemi informata në këtë stacion nuk ka pasur të arrestuar asnjë komit që ka qenë i dënuar ose i thirr në polici”, tha drejtori i Klubit të Futbollit Shkupi, Omer Bunjaku.

Për politikologun Xhens Sulimani as qeveria e kaluar por as ajo e tanishmja nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar gjuhën e urrejtjes.

“Qeveria e mëparshme në këtë drejtim nuk ka bërë asgjë, me tepër I ka fry sharjet, gjuhën e urrejtjes etj. Qeveria aktuale erdh me një premtim dhe me një zotim se do të bëjnë atë që se kanë bërë qeveria e mëparshme. Por nuk kanë bërë asgjë. Ajo di sit ë distancohet nga e gjithë kjo”, u shpreh politikologu Xhenis Sulimani.

Ndërkaq gazetari Safet Ademi mendon se përderisa politika ka gisht edhe në fushën e sportit nuk do të ketë përmisim të kësaj gjendje.

“Përderisa partitë politike rekrutojnë kuadro nga tifozët ne do ta kemi këtë gjendje. Të gjitha partitë politike kanë nga një tifo grup, LSDM-ja ka Rabotniçkin, VMRO-ja Komitët, BDI-ja Shfercerët, PDSH-ja Ballistët”, deklaroi gazetari Safet Ademi.

“Komitët” gjatë festës për ekipin e Hendbollit Vardar kanë përdorur fraza fyese për shqiptarët. Disa nga fyerjet ishin “Vdekje për shqiptarët”, “Shqiptarë të mjerë” “Vetëm një shqiptarë i vdekur është shqiptarë i mirë” , “Maqedoni e pastër” etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments