14.9 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaLajmeKomisioni për sistem politik, refuzohet propozimi për Agjencinë antikrim

Formim të Agjencisë së pavarur nga politika për luftimin e korrupsionit të lartë, ka propozuar deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në komisionin për sistem politik.

Roli i këtij institucioni do të ishte zbardhja e veprave penale të funksionarëve, të konfiskojë pronë jolegale, të ngrejë padi penale dhe të propozojë ndalesë për angazhim politik. Me gjithë debatin, propozimi nuk mori pëlqimin e deputetëve shumicë.

“Këto janë vepra penale me vlerë të jashtëzakonshme. Ne kemi definuar se për cilat vepra penale shkaktohet dëm ose dobi në mbi 100 mijë euro.”, – deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Për pushtetin ligji është i papranueshëm, pasi një pjesë të detyrave të kësaj agjencie veç më po i kryejnë institucionet tjera.

“Agjencia po ndërhyn dhe ndërmerr kompetenca të ministrisë së brendshme, të prokurorisë publike dhe policisë financiare dhe agjencisë për kundërzbulim dhe ASK-së.”, – theksoi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva. 

“Unë do të mbështesja një zgjidhje të tillë me përfshirjen e ekspertëve të huaj për një punë të tillë, që ata të jenë brenda atyre institucioneve, pasi që për momentin në Maqedoni nuk mund të gjeni njerëz të pa politizuar.”, – u shpreh deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.

Opozita mbështeti ligjin duke thënë se krimi dhe korrupsioni duhet trajtuar thelbësisht si një proces serioz në shtet.

“Hapin dilema se a do të duhet të ndërmerret kompetenca e MPB-së dhe prokurorisë me një qëllim që në start të refuzojnë këtë zgjidhje ligjore për të cilën ne do të japim mbështetje që të diskutojmë në thelb problemin në shtet.”, – theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. 

Sipas propozuesit Trajanov, agjenci të tillë kanë vendet e rajonit, ndërsa qëllimi është që të çrrënjoset krimi dhe korrupsioni. Edhe Komisioni Evropian në raportin e fundit ka theksuar nevojën e zbatimit të masave më efektive në luftën kundër korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments