3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKomisioneri evropian për Zgjërimin Varheji / Ke është për datën e bisedimeve...

Komisioneri evropian për Zgjërimin Varheji / Ke është për datën e bisedimeve por fillimisht miratoni ligjin për prokurorinë

Komisioneri i ri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ishte të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, në vizitën e parë zyrtare jashtë BE-së, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.

Zoti Varhelyi në një konferencë shtypi me Kryeminstrin Oliver Spasovski tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ndërkohë, ai u bëri thirrje subjekteve politike në Shkup që ta miratojnë sa më parë Ligjin për Prokurorinë publike.

“Duhet të punojmë në bazë të vlerësimeve se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme që të fillojnë bisedimet për anëtarësim (me BE-në) dhe nuk ka ndryshim këtu; Do t’i përmbahemi vlerësimit origjinal që është se ne duhet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim me këto dy shtete. Po ashtu, kjo do të thotë se ne duhet të kemi një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian se duhet t’i fillojmë bisedimet para samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj” tha Komisioneri Varhelyi.

Ai theksoi më tej se duhet që qeveria (e Maqedonisë së Veriut) dhe të gjitha institucionet t’i zbatojnë reformat e BE-së, të vazhdojnë në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë t’i jepet përparësi ligjit të ri mbi Prokurorinë publike.

“Shpresojmë që kjo të bëhet nga kjo përbërje e parlamentit dhe kjo do të ishte një shenjë shumë me rëndësi për vendet anëatre të BE-së”, tha ai.

“Pas zgjedhjeve, shpresoj se do të ketë një partner të qartë dhe të besueshëm në qeverinë e re dhe unë mbështes dhe jam i hapur për të punuar me këdo që do të jetë në qeveri. Komisioni (Evropian) nuk synon të ndërhyjë në çështjet e brendshme politike të asnjë sheti dhe aq më pak ndaj vendeve aspiruese për anëtarësim”, theksoi Komisioneri Varhelyi.

Komisioneri shtoi se për Komisionin e ri Evropian zgjerimi paraqet çështje me përparësi dhe jo tabu. Zoti Varhelyi tha se në muajt në vijim do të duhet të dalë një paketë e re lidhur me procesin e zgjerimit, i cili duhet të jetë “i besueshëm, më objektiv dhe më dinamik”.

Ndërkohë, Kryeministri i qeverisë teknike në Shkup, Oliver Spasovski tha se vendi i tij me të drejtë pret realizimin e synimit për fillimin e bisedimeve “pas 15 vjetësh në dhomën e pritjes me status vend kandidat për anëtarësim”, siç u shpreh.

Për ne është me rëndësi përmirësimi i metodologjisë për negociata dhe marrja e vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut që të jenë të ndara, por procese plotësuese”, shtoi kreu i qeverisë teknike në Shkup.

Ndërkaq, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski (VMRO-DPMNE) i ka thënë Komisionerit Varhelyi, sipas një komunikate të lëshuar nga partia opozitare, se “Përparësi e qeverisë të cilën do ta drejtojë VMRO-DPMNE-ja do të jetë realizimi i synimit strategjik dhe i ëndrrës së shumë gjeneratave – anëtarësimi në Bashkimin Evropian”. Z. Micovski ka folur edhe për mënyrat se si do t’i zbatojë reformat kyçe për realizimin e këtij synimi.

Por, partia e tij VMRO-DPMNE ka paralajmëruar nga ana tjetër më shumë se një herë se kur të vijë në pushtet do ta kthejë emrin e mëparshëm kushtetues “Republika e Maqedonisë”, një gjë kjo që bie ndesh me synimet integruese të vendit të vogël ballkanik.

Eurokomisari i ri për zgjerim, Oliver Varheji konsideron se Bashkimi Evropian apo Komisioni nuk ka shumë për të thënë për kthimin e ish-kryeministrit të ikur, Nikolla Gruevski dhe se ajo pyetje duhet t’i drejtohet autoriteteve hungareze.

“Nuk mendoj se Komisioni e ka parashtruar atë qëllim, se qëllimi i reformave në gjyqësi në Maqedoninë e Veriut është të kthehet ish-kryeministri Nikolla Gruevski nga një vend anëtar i BE-së. Bëhet fjalë për aftësi nacionale”, tha Varheji duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Bashkimi Evropian apo Komisioni, siç theksoi, nuk ka çka të thotë shumë rreth kësaj çështje dhe më së miri është që kjo t’i drejtohet autoriteteve hungareze.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në vend mund të ketë procese normale gjyqësore pa përzierje nga ana e politikanëve tanë, eurokomisari Varheji tha “gjithsesi që kjo duhet të ndodhë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments