7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKMDLNJ kërkon të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

KMDLNJ kërkon të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

KMDLNJ ka kërkuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Komuna e Gjilanit, që ndërroi jetë dje gjatë ditës.

Përmes një komunikate për media nga KMDLNJ kanë deklaruar se personat që vendosen në karantinë kundër vullnetit të tyre konsiderohen persona të privuar nga liria për aq kohë sa zgjat karantinimi.

“KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të bëjë hetime për rastin konkret për faktin se për shkak të papërgjegjësisë institucionale një i ri ka humbur jetën. Kjo tragjedi ka qenë e evitueshme nëse institucionet përgjegjëse nuk do zbatonin standarde të dyfishta, dikush dhunshëm vendoset në karantinë kurse tjetri për shkak të statusit në shoqëri dërgohet në shtëpi. Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë të gjitha rastet ku dyshohet se janë zbatuar standardet e dyfishta e për të cilat flitet sikur për një fshehtësi publike. KMDLNj kërkon që ky rast tragjik të mos keqpërdoret për përfitime politike por të solidarizohemi me familjen Musliu duke kërkuar dhe këmbëngulur që pergjegjësit të nxirren para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Agon Musliut i është mohuar e drejta elementare e njeriut, e drejta për jetë në emër të cilës janë vendosur masat shtrënguese e që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se janë në kundërshtim me Kushtetuten dhe të drejtat e njeriut. KMDLNj kërkon që të rishqyrtohen masat e karantinimit duke ua mundësuar që këto masa të zbatohen edhe në mjedise të familjes ose, në raste të rënduar të gjendjes shëndetësore, atëherë duhet të dërgohen në institucione shëndetëdore”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments