8.5 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajme“Kjo e nxiti Ali Ahmetin që të del prej lëkure”, Bujar Osmani...

“Kjo e nxiti Ali Ahmetin që të del prej lëkure”, Bujar Osmani fton Prokurorinë që të kërkojë përgjegjësi për sloganin e VMRO-DPMNE-së

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani vlerëson se slogani i VMRO-DPMNE-së “Maqedonia sërish e jotja” është i kundërligjshëm. Osmani tha se kjo ishte edhe arsyeja e fjalimit të djeshëm të Ali Ahmetit, i cili iu drejtua drejtpërdrejt Hristijan Mickoskit.“Ka elemente të thyerjes së nenit 137 të Kodit Penal dhe prokurori duhet të kërkojë përgjegjësi, të keni slogan “Makedonija povtorno tvoja”, është thirrje shoviniste. Të keni slogan “Da ja vratime gordosta” është thirrje shoviniste, të kërkoni 61 deputetë që të përjashtoni komunitetet e tjera nga vendimmarrja është thirrje shoviniste dhe ka punë shumë këtu për prokurorin, prandaj jemi bërë bashkë ne, se siç thash nuk do të lejojmë më asnjë ditë izolim nga BE dhe nuk do të lejojmë më përjashtime dhe mbivotime, i ka kaluar koha mbivotimeve dhe përjashtimeve nën sloganin 61, dhe kjo e ka nxitur Ali Ahmetin dje të del prej lëkure”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments