4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKFF “Shkëndija” akuzon Agjencinë për Rini dhe Sport për diskriminim në bazë...

KFF “Shkëndija” akuzon Agjencinë për Rini dhe Sport për diskriminim në bazë etnike

REAGIM!

Klubi i futbillit të femrave SHKENDIJA nga Tetova, reagon ashpër kundër vendimit të fundit të Agjensionit për rini dhe sport për ndarje të vauçerëve për federatat dhe klubet sportive, me të cilin për KFF Shkendija nga Tetova është ndarë një shumë nënçmmuese dhe simbolike e mjeteve financiare.

Me këtë veprim Agjensioni për rini dhe sport bën një vlerësim joreal dhe joparimor në baza etnike, duke u nisur nga fakti se klubeve tjera që garojnë në të njëjtën kategori sportive si: Skopje, Despina, Istanov, Makedosnka Kamenica u janë miratuar shuma të majme, që flet qartë për një diskriminim dhe tendencë për të denigruar futbollin e femrave në vednet ku jetojnë shqiptarët.

Reagimin tonë e mbështesim në faktin se duke u bazuar në rangimin e klubeve sportive të futbollit nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë, KFF Shkëndija u rangua në pozitën e 25-të, gjë që klubin tonë e pozicionon në kategorinë e klubeve që do duhej të merrnin një mbështetje financiare prej afër 1 milion denarësh nga ana e Ajensionit për rini dhe sport, po aq sa u miratuan edhe për klubet tjera që u ranguan në këto pozita.

Përmes këtij reagimi dënojmë ashpër këto politika dhe vendime joparimore dhe nënçmuese të Agjensionit për rini dhe sport, dhe kërkojmë përgjegjësi dhe shpjegim nga ana e drejtorit dhe zv/drejtorit të këtij institucioni lidhur me këtë vendim të turpshëm.Vlerësojmë dhe jemi të binduar se heshtja ndaj kësaj dhune dhe mentaliteti shovenist institucional, dëmton sportin në përgjithësi si dhe klubet shqiptare në veçanti. Kjo mënyrë e veprimit institucional vendos standarde të dyfishta dhe promovon një qasje nacionaliste ndaj sportit që është e dëmshme dhe e parpanueshme.

No photo description available.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments