Udhëheqësia e Besës ka bërë një lëvizje të mençur duke afruar në radhët e saja 17-vjeçarin Hisar Ali që konsiderohet një sulmues mjaft i talentuar.
I lindur më 3 korrik të vitit 2007, Hisar Ali është golashënuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë së Veriut dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat e përfaqësueses. Si fëmijë, nga shkolla e futbollit Dardanët kaloi te Shkëndija ku dy vite radhazi u shpall golashënuesi më i mirë shtetëror në garat e pionierëve,gjithashtu Hisarin për dy vite reshtë e ka trajtuar edhe akademija e futbollit pranë FFM së.Vitin e kaluar me 30 gola të shënuar i solli kurorën e dyfishtë Shkëndijës në garën e pionierëve të rinj.
Për shërbimet e këtij sulmuesi deri në momentin e fundit ishte e interesuar FC Tirana dhe FC Parrtizani, por në fund marrëveshja u arrit me klubin e Besës 1976 nga Dobërdolli i Gostivarit që i dëshironte me ngulmë shërbimet e tija.
