3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKëta jemi ne, e dashura Ministreshë, nuk do t'ju lejojmë të...

Këta jemi ne, e dashura Ministreshë, nuk do t’ju lejojmë të shkatërroni arsimin dhe të ardhmen tonë! “

MASH: ËSHTË ABSURDE TË PROTESTOHET KUNDËR PROGRESIT NË ARSIM


Protesta kundër sjelljes së ligjit të ri për tekstet shkollore u zhvilluan në disa qytete të vendit. Qytetarët e Shkupit, Prilepit, Manastirit, Strumicës, Kumanovës, Shtipit dhe Tetovës të bashkuar nën iniciativën “Libra dhe mësim patjetër të ketë” kërkojnë referendum për reformat në arsim, ndërsa janë kategorikisht kundër sjelljes së këtij ligji, ku mes tjerash parashihet digjitalizim i librave. Protesuesit mes tjerash kërkojnë dorëheqjen e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

DRAGANA SPASEVSKA – INICIATIVA “LIBRA DHE MËSIM PATJETË TË KETË”

 “Do të shkojmë në referendum të detyrueshëm, jo në konsultativ dhe do i shohim qëndrimet dhe mendimet e prindërve. Më duhet të them se akademikë të pensionuar, profesorë, mësimdhënës, profesionistë, na lusin neve prindërve që t’i shpëtojmë fëmijët e tyre, fëmijët tanë dhe kjo na inkurajon që të ecim më tej me qëllim që ta ndalojmë këtë propozim-ligj. Politika të qëndroj larg fëmijëve tanë, sot dëgjohet zëri i prindërve”.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se është absurde të protestohet kundër përparimit në arsim. Nga atje thonë se ky është një process global që po ndodh në numrin më të madh të vendeve në botë dhe RMV duhet të kap hapin e trendeve bashkëkohore.

MASH

“Ndryshimet patjetër duhet të ndodhin. Risitë janë sfidë për të gjithë por nga ato nuk duhet të dorëzohemi, por përkundrazi së bashku dhe në mënyrë transparente të vazhdojmë të punojmë në integrimin e tyre në sistem. Zgjidhja ligjore që ka të bëjë me materialet mësimore është tërësisht në pajtueshmëri me kohën dhe erën e IT teknologjisë në të cilën të rinjtë jetojnë. Ligji i ri do t’I sjell praktikat evropiane nëpër shkollat tona.”

Këto protesta përplasën edhe njëherë pushtetin dhe opozitën. Nga VMRO-DPMNE thonë se digjitalizimi do të ketë efekt negativ tek nxënësit dhe mësimdhënësit. Ata thonë se ligji është skandaloz dhe fakti që ndodhet në kuvend me flamur evropian tregon se ekziston mundësi e madhe që nxënësit e klasave të para dhe të katërta të mbeten pa libra për programin mësimorë.

Nga LSDM reaguan se VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdojnë me veprime destruktive kundër reformave në arsim dhe në dëm të qyetetarëve. Ata theksojnë se partija e udhëhequr nga Mickoski organizon protesta dhe tenton të manipulojë prindërit dhe nxënësit, vetëm që të mbrojë marrëveshjet ekskluzive milionëshe me grupe të caktuara botuesish. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments