8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKëta janë shtatë deputetët serbë që pritet ta zëvendësojnë Listën Serbe në...

Këta janë shtatë deputetët serbë që pritet ta zëvendësojnë Listën Serbe në Kuvend

Pas largimit të deputetëve të Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë për targat, shtatë deputetë tjerë serb në listë të pritjes do të pranojnë të hyjnë në Kuvend.

Burime të Blic kanë theksuar se edhe Rada Trajkoviq do t’i kthehet Kuvendit të Kosovës.

Pos saj, edhe një deputet nga Iniciativa Qytetare “Liri, Drejtësi e Mbijetesë”, do ta hyjë në Kuvend, derisa i treti kandidat nga kjo iniciativë nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kuvendit.

Pesë deputetë të Lidhjes Demokratike Serbe të Sllavisha Petkoviqit, pritet të hyjnë në Kuvend.

E gjithë kjo, pritet të ndodhë kur edhe kandidatët tjerë të Listës Serbe që janë në listë të pritjes, nuk do të pranojnë të marrin mandatin e deputetit.

Edhe drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli e ka konfirmuar një informacion të tillë.

Ai i ka thënë se ka biseduar me Rada Trajkoviqin dhe me Sllavisha Petkoviqin, të cilët janë shprehur të gatshëm për të hyrë në Kuvend.

Madje, sipas Shehollit, ata janë të gatshëm qe të marrin edhe përgjegjësi qeverisëse.

“Kam biseduar me Trajkoviqin dhe me Petkoviqin, dhe ata janë të gatshëm të hyjnë në institucione. Nga Iniciativa qytetare e Rada Trajkoviq pritet të jenë dy deputetë, vetë Trajkoviqi dhe një anëtar tjetër i kësaj iniciative. Derisa nga partia e Petkoviqit do të hyjnë pesë deputetë”, tha ai.

Sipas Shehollit, partia e Petkoviqit pritet t’ia propozoj Kryeministrit Albin Kurti edhe emrin për ministër.

Sheholli pretendon se ishte ai që “e kishte shpëtuar Qeverinë Kurti” kur me rastin e zgjedhjes së presidentes Osmani, kishte ndikuar në bindjen e dy deputetëve që t’ia bëjnë kuorumin për mbajtjen e seancës se Kuvendit.

Sheholli ka thënë se hyrja e këtyre shtatë deputetëve në Kuvend, i sjell stabilitet Qeverisë Kurti.

Madje, sipas tij, ky është një mesazh që jo të gjithë serbët në Kosovë kontrollohen dhe dirigjohen nga ana e Vuçiçit.

Këta pritet të jenë pesë deputetët e Lidhjes Demorkatike Serbe: Slaviša Petković, Mihajlo Šćepanović, Jasmina Zdravković, Srbolub Andrejević dhe Esada Redžepi.

Këta pritet të jenë dy deputetët e Iniciativës Qytetare “Liri, Drejtësi e Mbijetesë”: Milan Dabić dhe Rada Trajković.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments