13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli gjyqësor zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën...

Këshilli gjyqësor zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Gostivar,Hasan Asani u rizgjodh kryetar në Gj.Th. Tetovë

Gjithashtu Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit nga sfera e penales. Gjyqtari Daut Rustemi nga Gjykata Themelore e Gostivarit ka qenë i pesti për nga rangimi, por pasi që tre kandidatët e parë nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, ndërsa kandidati i renditur si i katërt tërhoqi kandidaturën, ai u zgjodh me 9 vota “për” dhe 3 vota kundër. Gjyqtari Aleksandar Millosheski nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka qenë si i gjashti në renditje nga gjithsej 12 kandidatë dhe me 10 vota “për” dhe 2 kundër u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar. Kjo është përzgjedhja e parë e gjyqtarëve të një gjykate më të lartë sipas kritereve të reja për vlerësim.

Këshilli gjyqësor e rizgjodhi Hasan Asani kryetar të Gjykatës themelore Tetovë

Gjykatësi Hasan Asani, i cili vjen nga Gjykata themelore Tetovë, u zgjidh me 9 vota “për” dhe tre kundër.

Në konkurs, edhe pse ishin paraqitur tre kandidatë, vetëm Asani parashtroi dokumentacion të plotë.

Këshilli gjyqësor, paraprakisht në mbledhjene  sotme zgjodhi dy gjykatës në Gjykatën supreme dhe dy gjykatës në Gjykatën e apelit Gostivar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments