7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor vendosi / Gjykata Civile dhe Penale Shkup do të...

Këshilli Gjyqësor vendosi / Gjykata Civile dhe Penale Shkup do të përforcohen me nga tre gjyqtarë, asnjëri shqiptar

 Kandidati për zgjedhje për kryetar të Gjykatës Themelore Vinicë në përputhje me ligjin nuk e mori shumicën e kërkuar dhe u miratua vendim për rishpalljen e thirrjes për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Themelore Vinicë.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme zgjodhi gjashtë gjyqtarë, kandidatë nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë për Gjykatën Civile dhe Gjykatën Penale Shkup.

Nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa në deklaratë për mediat theksoi se me zgjedhjen e sotme të gjyqtarëve përfundoi zgjedhja e gjeneratës së gjashtë të kandidatëve nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Ai theksoi se bëhet fjalë për kandidatë që nuk janë zgjedhur deri më tani.

“Këshilli vendosi që të njëjtët kandidatë të shpërndahen në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe Gjykatën Themelore Penale Shkup. Për gjykatës të Gjykatës Themelore Civile Shkup janë zgjedhur kandidatët nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Maja Dimitrova, Tamara Gjorgjievska dhe Bisera Mitiq Stefkovska. Për gjykatës të Gjykatës Themelore Penale në Shkup janë zgjedhur kandidatët nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Jasna Çelikova, Ilina Smiçkovska Ilievska dhe Snezhana Markovska”, deklaroi Mustafa.

Gjithashtu, në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, u mor vendim për të publikuar thirje për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjykatës Themelore Gjevgjeli dhe Gjykatës Themelore Shën Nikollë.

Sipas paralajmërimeve nga Këshilli Gjyqësor, javën e ardhshme duhet të merret vendim për zgjedhjen e kryetari të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetari Mustafa, për MIA-n theksoi se më 28 prill i përfundon mandati kryetarit aktual të Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev dhe atëher edhe është parashikuar të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor.

“Të drejtë zgjedhjeje sipas ligjit kanë të gjithë anëtarët e gjykatës të cilët janë të zgjedhur nga Kuvendi. Deri më tani askush nuk e ka njoftuar kandidaturën e tij, pret që në ditët në vijim ndonkëri nga kandidatët ta paraqesë kandidaturën”, tha Mustafa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments