8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKërkohet të ashpërsohen gjobat për kompanitë, që morën paratë, por nuk i...

Kërkohet të ashpërsohen gjobat për kompanitë, që morën paratë, por nuk i dhanë pagat

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon, përveç gjobave në të holla, të ketë edhe dënime me burg deri në një vit për ata punëdhënës të cilët nuk do t’u paguajnë paga punëtorëve edhe pse për këtë kanë marrë subvencione nga shteti. Vetëm kështu, thonë nga LSM-ja, do t’i jepet fund këtij lloji të shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

“Ne në kërkesat tona deri te Inspektorati Shtetëror i Punës dhe deri te Inspektorati Shtetëror i Tregut insistojmë të zbatohet Kodi Penal dhe të ketë, jo vetëm gjoba në para, por edhe dënim me burg deri në një vit për ata drejtues, menaxherë dhe drejtorë, që të ngrihet vetëdija se paratë që i jep shteti janë destinuar, janë për punëtorin, gjegjësisht jepen për subvencionim të pagës së punëtorit”, tha kryetari i LSM-së Darko Dimovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ministren e Punës dhe politikës Sociale Jagoda Shahpaskën

Ai u bëri apel të gjithë punëtorëve të inkurajohen dhe t’i paraqesin edhe këto, por edhe shkeljet e tjera të të drejtave të tyre.

“I inkurajojmë punëtorët përmes aplikacionit e-këshilltar të paraqesin për veten në mënyrë anonime, për person tjetër, ta përdorin këtë mundësi, ndërsa ne në emër të LSM-së do të inicojmë proces gjyqësor, falas do t’i përfaqësojmë në gjykata dhe do t’u japim ndihmë juridike falas”, tha Dimovski.

Ai shtoi se gjobat janë të vogla vetëm nëse kallëzimet nuk janë shkruar siç duhet.   Gjobitet 200, 300, 400 euro, theksoi,  nëse nuk dihet si të plotësohet fletëparaqitja. Gjobat, theksoi Dimovski mund të jenë   dukshëm më të mëdha, ndërsa ne si LSM kemi resurse dhe kapacitete të qëndrojmë pas çdo punëtori të cilit i janë shkelur të drejtat.

Ministrja Shahpaska tha se tani pasi DAP-i i publikoi të dhënat e kompanive të cilat nuk i kanë paguar pagat edhe pse kanë marrë subvencione duhet të veprojnë institucionet dhe ta mundësojnë drejtësinë.

“Tani janë në lëvizje institucionet të cilat janë kompetente dhe me masa dhe aktivitete duhet ta sjellin drejtësinë, por edhe të mundësojnë të respektohet ajo që ne si Qeveri haptazi jemi angazhuar dhe kështu e krijuam mbështetjen financiare të kompanive”, tha Shapaska.

Ajo theksoi se shërbimet e inspektimit punojnë vazhdimisht në terren, se është rritur vëllimi i punës së tyre. Inspektorati Shtetëror i Punës, theksoi, ka dalë në terren në mbikëqyrje të jashtëzakonshme, gjithkund ku kishte shkelje të të drejtave të punëtorëve i ka  adresuar dhe ka vepruar në pajtim me ingerenact e tij.

DAP-i sot bëri të ditur se deri më 31 maj të vitit 2021 paga punëtorëve të tyre nuk u kanë dhënë gjithsej 181 punëdhënës të cilët kanë marrë mbështetje financiare nga shteti për muajin shkurt dhe mars. Prej tyre, 157 nuk kanë paguar pagë për një muaj, ndërsa 24 për dy muajt.

Siç informoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, nuk janë paguar 753 paga mujore, ndërsa ndihma financiare e miratuar, por e papaguar është gjithsej 12.071.908 denarë apo 2.738.715 denarë për në shkurt dhe 9.333.193 denarë për në mars.

Ajo potencoi se punëdhënësve të cilët nuk kanë paguar paga, ndërsa kanë marrë ndihmë financiare tashmë u janë dorëzuar vërejtje, ndërsa pas skadimit të afatit për vërejtje fillon procedura për pagesë të detyrueshme të borxhit. Llukarevska tha se edhe vazhdojnë kontrollet te punëdhënësit të cilët e kanë shkelur ligjin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments