11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKërkohet mbyllja e lokaleve deri në fund të dimrit

Kërkohet mbyllja e lokaleve deri në fund të dimrit

Komisioni për sëmundje infektive do të rekomandojë mbyllje të tërësishme të të gjitha objekteve hotelierike deri nga fundi i dimrit dhe me këtë t’u ndihmohet ta heqin njollën nga industria hotelierike, të tregojnë dhe të dëshmojnë se ata as prej larg nuk janë vatrat e fundit përgjegjëse për numrat e rritura në mënyrë drastike të të sëmurëve nga Kovid-19, apelon Oda e pavarur hotelierike (OPH).

OPH paralajmëroi se industria hotelierike do të përjetojë kolaps nëse Qeveria, pa siguruar përkrahje të drejtpërdrejtë të pakushtëzuar financiare, e pranon masën e paralajmëruar nga Komisioni për mbylljen e disa operatorëve ekonomikë.

“Që ta lehtësojmë punën e Komisionit për sëmundje infektive, nëse deri tani nuk ka kuptuar dhe mësuar se hotelierët janë më së paku përgjegjës për rritjen e madhe të të sëmurëve nga Kovid-19, i rekomandojmë dhe e përkrahim të mos japë më rekomandime për shkurtimin e kohës së punës ose arna të reja në drejtim të protokolleve ekzistuese, por të rekomandojë për mbyllje të tërësishme, të pakushtëzuar të të gjitha objekteve hotelierike, jo vetëm për një ose dy javë, për një muaj, por deri në fund të këtij dimri, që të mundemi me kohë të marrim vendime që të punësuarit t’i dërgojmë në pushim dimëror, e ne objektet hotelierike t’i konservojmë deri në pranverë, thotë kryetari i OPH-së, Zdravko Josifovski në kumtesën e sotme.

Sipas tij, derisa numrat e të sëmurëve pas miratimit të kufizimeve të reja në punën e objekteve hotelierike rritet në mënyrë eksponenciale, industria hotelierike po zhytet në borxhe, obligime, probleme me përmbarues, furnizues dhe mungesë drastike të mysafirëve.

Rezultat i zvogëlimit enorm të vizitës në objektet hotelierike, vlerëson Josifovski, është edhe fushata negative, me të cilën Komisioni për sëmundje infektive, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria kanë kontribuar që gjatë periudhës së kaluar me deklaratat se vatrat më të mëdha të sëmundjeve me Kovid-19 vijnë nga objektet hotelierike.

Në mëngjes presim që Komisooni për sëmundje infektive ta rekomandojë masën e paralajmëruar për mbyllje të tërësishme të disa operatorëve ekonomikë, me të cilën, nëse Qeevria e pranon, e nuk reagon menjëherë paralelisht, me përkrahje të drejtpërdrejtë të pakushtëzuar financiare për punonjësit në hotelieri, Komisioni drejtpërdrejtë e dërgon në komë tërë industrinë hotelierike”, njofton mes tjrash OPH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments