Ministria e Drejtësisë gjatë ditës do të dorëzojë kërkesën për ekstradimin nga Turqia të Ljupço Palevski – Palco, i cili është i dyshuari kryesor për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçarëve Vanja dhe Pançe nga Velesi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë në një konferencë për media tha se pret që ekstradimi të përfundojë shpejt.
Policia turke e ka kapur dje Palevskin teksa ishte duke ecur në autostradën në Balikesir, pas raportimit se kishte hyrë në Turqi.
Ministri Spasovski tha se detajet për arrestimin, deklaratat e Palevskit pas arrestimit të tij do të ndahen kur ai të sillet tek ne dhe Ministria e Drejtësisë do të punojë për ekstradimin.