11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen...

Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi kërkesën e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, shkruan TV21. Kovaçevski tha se me ligj është e definuar që nga opozita, propozimet për ministritë e caktuara duhet të bëjë partia më e madhe opozitare, në këtë rast, VMRO-DPMNE.

“Qeveria teknike është e definuar me ligj dhe saktësisht dihet se kush propozon ministra në atë Qeveri teknike, që do të thotë se dihet nga shumica parlamentare kush janë ministrat dhe nga partia më e madhe opozitare cilat ministri propozohen të udhëhiqen nga ata, që do të thotë se nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, ministër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë tjera politike siç theksohet në ligj, këtu flasim tashmë për ato që vijnë nga pushteti, të propozojnë zv/ministra shtesë në Punë dhe Politikë Sociale në këtë rast, ndërsa nga VMRO-DPMNE të propozojnë zv/ministër shtesë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë për Bujqësi, dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments