7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKërçova do të bëhet me shesh të ri të qytetit dhe me...

Kërçova do të bëhet me shesh të ri të qytetit dhe me kishë të re nga programi i TAV-it

Kërçovë, 26 korrik  – Komuna e Kërçovës, me mjetet e programit TAV, do t’i realizojë dy projekte të cilat u pranuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. bëhet fjalë për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit dhe për një kishëz tek varrezat e reja krishtere. Dy projektet do të kushtojnë gjithsej 1.174.000 euro.

Siç informojnë nga atje, projekti i parë kapital në vlerë prej 800.000 euro ka të bëjë për ndërtimin e një sheshi të ri të qytetit, në të cilin do të ndërrohen pllakat e vjetra do të vihen të reja.

“Do të instalohet ndriçim i ri publik ndërsa do të vihet edhe pajisje e re urban, me ç’rast sheshi do të shkëlqejë dhe do të bëhet vend atraktiv për shëtitje, si për banorët lokalë ashtu edhe për të gjithë mysafirët të cilët qëndrojnë ose transitojnë përmes Kërçovës”, theksoi njeriu i parë i administratës komunale Fatmir Dehari, i cili e paralajmëroi projektin e dytë që do të realizohet nga ky program.

Projekti i dytë kapital të cilin e pranoi Qeveria ndërsa që do të financohet nga programi TAV, është ndërtimi i kishëzës së re tek varrezat ortokoske, për të cilën janë siguruar 374.000 euro.

Ai theksoi se zgjedhjen e zbatuesve për të dy projektet do ta bëjë investuesi ndërsa koha e realizimit të këtyre projekteve është gjashtë muaj nga fillimi i ndërtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments