11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKë do ta përkrahin në raundin e dytë, Siljanovskën apo Pendarovskin? Zejdi:...

Kë do ta përkrahin në raundin e dytë, Siljanovskën apo Pendarovskin? Zejdi: Personalisht as njërin e as tjetrin, por do ta respektoj vendimin e Frontit Europian

Kreu i LP-së, Skender Rexhepi-Zejdi sot tha se liderët e Frontit Europian bashkërisht do të vendosin se kë do ta përkrahin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Rexhepi tha se personalisht, nuk do ta mbështeste asnjërin kandidat, pasi pala maqedonase nuk tregoi gatishmëri për të mbështetur kandidatin e Frontit, Bujar Osmani.“Nëse ishte personalisht për mua, unë nuk e votoj as njërin, as tjetrin, sepse nuk ka gatishmëri, nuk kishte gatishmëri as dje nga maqedonasit të përkrahin një kandidat shqiptar, siç ishte Bujar Osmani, i cili jo vetëm se ishte i kapshëm, i pranueshëm për shqiptarët, por me programin e tij aq voluminoz, aq të detajuar, duheshte doemos të jetë i kapshëm edhe për shumicën e maqedonasve. Po të ishte te unë personalisht, nuk do e kisha përkrahur as njërin, as tjetrin, por unë do ta respektoj vendimin e Frontit Eurpoian”, tha Zejdi./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments