15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami thotë se për stadiumin e ri duhet të shitet stadiumi...

Bilall Kasami thotë se për stadiumin e ri duhet të shitet stadiumi i vjetër në Tetovë

Komuna e Tetovës do të jep tokë ndërtimore, gjegjësisht stadiumin e vjetër të qytetit, për të ndërtuar stadium të ri. Kryetari Bilall Kasami thotë se për të siguruar mjete financiare, stadium i vjetër do të nxirret në shitje në bazë të procedurave të rregullta, shkruan Tv 21.

“Sigurisht mënyra e pagesës do të jetë duke gjetur mundësi me tokë ndërtimore. Toka ndërtimore që është në kuadër të komunës së Tetovës, edhe ajo me procedurë adekuate do të dalë në procedurë të shitjes dhe çdo kompani, çdo qytetarë do të mund të paraqitet . Përmes asaj ne do të arrijmë të shlyemë një obligim për një objekt infrastrukturore që është i rëndësishëm për Tetovën”, tha Bilall Kasami, kryetar I Tetovës.

Para një muaji ideja e Kasamit ishte ndryshe. Ai tha se stadiumi do të ndërtohet nga buxheti i komunës së Tetovës, gjegjësisht me paratë e taksapaguesve të Tetovës.

“Me parët e komunës. Ndërmarrja është e komunës edhe komuna si themeluese do sigurojmë mjete për financimin e këtij projekti. Nga të hyrat e komunës, nga pagesat e qytetarëve dhe të gjithë të hyrat tjera që do t’i sigurojmë gjatë realizimit të këtij projekti”., kishte thënë Kasami.

Ndërtimi i stadiumit do të kushtojë rreth 10 milionë euro, ndërsa tenderi tashmë është në procedurë e sipër. Kryetari Bilall Kasami thotë se stadiumet ndihmës do të jenë, një në fshatin Saraqinë dhe një në qendrën sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments