2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKasami përpjekje për t’i marrë deputetë opozitës, Zejdi me ironi: Mos kanë...

Kasami përpjekje për t’i marrë deputetë opozitës, Zejdi me ironi: Mos kanë kaluar Sela dhe Gashi?

Kreu i Besës, Billall Kasami, po bën përpjekje për të rikthyer në parti ata që në 2018 u larguan dhe sot kanë formuar partinë Alternativa. Të gjithë e kanë derën e hapur për t’u rikthyer dhe vazhduar rrugëtimin e nisur dikur, thotë ai, e në të kundërtën më të sigurt e ka opsionin që së paku dy deputetë të Alternativës opozitare t’i bëjë pjesë të shumicës parlamentare.

“Janë dy opsione, ose flasim për rikthimin e tyre komplet si grup brenda Lëvizjes Besa dhe vazhdimin e misionit bashkërisht, sigurisht edhe si pjesë e qeverisë. Nëse jo, opsioni tjetër, më i sigurti, është që së paku 2 nga këta deputetë të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, deklaroi Bilall Kasami.Sekretari Gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi thotë se nuk e kupton se pse duhet të flitet për subjekt politik që idealin e vet e ka shkrirë në LSDM. Shton se nuk është i mundshëm asnjë kombinim i bashkimit Besa-Alternativa. Për kalimin e deputetëve nga opozita në pushtet, u përgjigj me ironi se mos ndoshta kryetarët Sela e Gashi mos kanë kaluar tek shumica, sepse deputetët e tjerë ishin aty.

“Për momentin Dr. Hysni Ismaili nuk është këtu, i cili është me Kovid. Atëherë nëse mund të kenë kaluar dy, do të thotë se i bie se ata janë dy kryetarët tanë, që do kenë kaluar atje sepse ne konfirmojmë që s’kemi asnjë lloj pazari me askënd, realisht subjekti politik që ju e përmendni nuk është i denjë as të merremi me matematika apo llogaritje të tilla”, tha me ironi Skender Rexhepi – Zejdi.

Pushteti tashmë disa muaj përsërit si refren se deputetë të opozitës, qoftë asaj maqedonase ose shqiptare, do të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. Nga ana tjetër së fundmi edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE ka nisur retorikë të tillë, duke thënë se është në bisedime me deputetë të pushtetit me të cilët do të krijonin një shumicë të re të drejtuar nga VMDRO-DPMNE-ja.

“Janë dy opsione, ose flasim për rikthimin e tyre komplet si grup brenda Lëvizjes Besa dhe vazhdimin e misionit bashkërisht, sigurisht edhe si pjesë e qeverisë. Nëse jo, opsioni tjetër, më i sigurti, është që së paku 2 nga këta deputetë të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, tha më tej Kasami.

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi thotë se nuk e kupton se pse duhet të flitet për subjekt politik që idealin e vet e ka shkrirë në LSDM. Shton se nuk është i mundshëm asnjë kombinim i bashkimit Besa-Alternativa. Për kalimin e deputetëve nga opozita në pushtet, u përgjigj me ironi se mos ndoshta kryetarët Sela e Gashi mos kanë kaluar tek shumica, sepse deputetët e tjerë ishin aty.

“Për momentin Dr. Hysni Ismaili nuk është këtu, i cili është me Kovid. Atëherë nëse mund të kenë kaluar dy, do të thotë se i bie se ata janë dy kryetarët tanë, që do kenë kaluar atje sepse ne konfirmojmë që s’kemi asnjë lloj pazari me askënd, realisht subjekti politik që ju e përmendni nuk është i denjë as të merremi me matematika apo llogaritje të tilla”, shtoi Zejdi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments