17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeKASAMI DHE MICKOSKI U DAKORDUAN QË TË THELLOJNË BASHKPUNIMIN LOKAL

KASAMI DHE MICKOSKI U DAKORDUAN QË TË THELLOJNË BASHKPUNIMIN LOKAL

Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Besa z.Bilal Kasami, sot realizoi tekim me liderin e partisë VMRO DPMNE, z.Hristijan Mickoski.

Në komuniikatën me shkrim të lëshuar nga ana e Komunës së Tetovës bëjnë të ditur që temë diskutimi ishin problemet dhe sfidat lokale me të cilat ballafaqohet pushteti i ri lokal, ku të dy liderët u dakorduan për të thelluar bashkëpunimin në nivel lokal.

Kryetari Kasami e njoftoi Mickovskin për gjendjen aktuale të komunës së Tetovës, projektet aktuale dhe për projektet e ardhshme, ai njoftoi Mickoskin edhe për problemet e shumta të trashëguara nga ish pushteti lokal, përfshirë edhe borxhin e madh milionësh.

Kasami dhe Mickovski paralajmëruan takime të reja dhe aktivitete të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme, ku ky bashkëpunim do të orientohet drejt thellimit të bashkëpunimit edhe në nivel qendror, gjetjen e zgjidhjeve për krizën në të cilën ndodhet vendi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Me Hristijan Mickoskin biseduam për bashkëpunimin në nivel qendror, për gjetjen e zgjidhjes së krizës në të cilën ndodhet vendi, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm. Diskutuam edhe për krizën ekonomike e cila është mjaft serioze veçanërisht në pjesën e krizës energjetike. Poashtu biseduam edhe për koordinimin e aktiviteteve që të kemi zgjedhje sa më të shpejta dhe vullneti i qytetarëve të shprehet edhe në pushtetin qendror”, tha Kasami, duke shtuar se në periudhën e ardhshme do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy partive.

“Kemi pasur një takim jashtëzakonisht konstruktiv, kemi diskutuar për çështje aktuale që shqetësojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë… Arritëm në një përfundim të përbashkët se shumica dërrmuese e qytetarëve kanë konstatuar se vendi po shkon në drejtim të gabuar, dhe se kjo qeveri duhet të largohet një orë më parë”. Është guxim i madh këtë që Bilall Kasami e bëri fillimisht në zgjedhjet lokale, e më pas me angazhimin e tij në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara dhe të akumuluara në Tetovë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, pas takimit me kryetarin e Komunës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments