15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeKarburanti dizel me çmim të ri, ndërsa benzina mbetet me çmimin aktual

Karburanti dizel me çmim të ri, ndërsa benzina mbetet me çmimin aktual

Me vendimin e fundit të Komisionit Rregullativ të Energjisë për çmimet e shitjes me pakicë, karburanti dizel është bërë më i lirë, ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë…
Sipas metodologjisë për përcaktimin e çmimeve të derivateve të naftës në vendin tonë, Komisioni Rregullator i Energjisë vendosi uljen e çmimit për 1.38 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Përkatësisht, KRRE ka vendosur që dizelin ta bëjë më të lirë, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë.

Në shifra konkrete, kjo nënkupton ulje të çmimit të dizelit për tre denarë për litër në krahasim me atë të mëparshëm, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës mbeten të pandryshuara.Kjo do të thotë se nga sonte në mesnatë Eurodieseli do të shpërndahet me çmim prej 92 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të shiten me të njëjtin çmim, gjegjësisht 84,50 denarë për “95”. dhe 87 denarë për çdo litër “98”.KRRE thekson se në shtatë ditorin e kaluar, çmimet referencë në bursat botërore kanë shënuar rritje mesatare të çmimit të benzinës për 1.8 për qind, përkatësisht rënie të naftës për gati katër për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments