13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKancelari gjerman Olaf Scholz/ Qëllimi ynë është të mos e lejojmë Rusinë...

Kancelari gjerman Olaf Scholz/ Qëllimi ynë është të mos e lejojmë Rusinë ta fitojë këtë luftë

jermania dhe aleatët e saj do të miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë dhe do t’i ofrojnë më shumë armë Ukrainës për të detyruar Kremlinin t’i japë fund luftës, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Duhet të mbetet synimi ynë që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, u tha Scholz ligjvënësve gjermanë gjatë një seance me pyetje dhe përgjigje në Bundestag, dhomën e ulët të parlamentit.

Ai ka thënë se sanksionet e ashpra ndaj Rusisë, ndihma shtesë ushtarake dhe mbështetja financiare për Ukrainën, të gjitha do të ndihmojnë për të arritur këtë qëllim, raporton AA.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=24232417&v=2.1&guid=9562304e485247cd9fa01970ebb715d2910d41b4599546d7bc1dc2e40377ae6d

Udhëheqësi gjerman akuzoi forcat ruse për krime lufte në Ukrainë dhe gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se masakra e Buchas ishte inskenuar nga ukrainasit pasi trupat e saj u larguan nga qyteti.

“Ushtarët rusë masakruan qytetarët ukrainas, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, përpara se të tërhiqeshin nga qyteti”, ka deklaruar ai.

“Vrasja e civilëve është krim lufte. Për të qenë të qartë: autorët dhe porositësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Scholz.

Scholz ka thënë se vendet anëtare të BE-së janë afër finalizimit të një pakete të pestë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të raportimeve të fundit që vijnë nga Ukraina.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 1.563 civilë janë vrarë dhe 2.213 janë plagosur.

Më shumë se 4.27 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vende të tjera, kurse miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments