11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDita Botërore e Shëndetësisë në RMV do të shënohet me protestë nga...

Dita Botërore e Shëndetësisë në RMV do të shënohet me protestë nga ana e mjekëve amë

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë 7 Prill mjekët amë do të protestojnë me një protestë të qetë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë revolte për neglizhimin e nevojave të tyre nga autoritetet shëndetësore.

Kjo është protesta e tretë me rradhë e organizuar nga ana e Shoqatës së Mjekëve amë të cilët protestojnë siç thonë ato pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Mes kërkesave kryesore është rritja e vlerës së kapitacionit nga 60 në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë. Njëkohësisht, ata shtojnë se për 30 vite me radhë pagesën për stazhin e punës e marrin me vonesë prej disa muajve. Gjithashtu ata kërkojnë ndryshim të regjimit të barnave dhe vlefshmëri të rekomandimeve për terapi kronike.

Siç është paralajmëruar protesta do të fillon në ora 12 para Ministrisë së Shëndetësisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments