10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKanali Istanbul nuk cënon Montron

Kanali Istanbul nuk cënon Montron

Cavusoglu thotë në krah të Lavrov se Turqia do ta zbatojë marrëveshjen e firmosur në vitin 1923

98 vjet nga firmosja, Kanal Istanbul rikthen në diskutim Marrëveshjen e Montros, dakortësi që rregullon lëvizjen në ngushticën e Bosforit. Projekti i ri i Turqisë për kanalin që lidh detin e Zi me atë Marmara ishte edhe temë diskutimi mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov, që u takuan në Antalia. Në konferencën për shtyp, diplomati turk u shpreh se Kanal Istanbul nuk e cënon marrëveshjen e vitit 1923.

“As marrëveshja e Montros nuk ka ndikim te Kanal Istanbul dhe as Kanal Istanbul nuk ka ndikim te marrëveshja e Montros. Kjo marrëveshje nuk pëson asnjë ndryshim. Ne u qëndrojmë besnikë marrëveshjeve që firmosim dhe i zbatojmë. Me ndërtimin e Kanal Istanbul do të lehtësojmë ndjeshëm lëvizjen në Bosfor”.

Ne jemi të kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së Montros nga ana e Turqisë. Për ne është e rëndësishme që të ruhen ekuilibrat e sigurisë. Nuk duam të ngatërrohemi në reagimet kundër brenda vendit për këtë projekt”.

Ndërtimi i Kanal Istanbul nisi të shtunën kur u hodhën themelet e urës së parë të projektit. Ai u ideua në vitin 2011 dhe parashikon ndërtimin e 6 urave. Kjo vepër do të lehtësojë lëvizjen në Bosfor, ndërsa parashikohet të përfundojë pas 6 vitesh.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments