11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeJovevski / Kolegë, mos bini pre e presioneve

Jovevski / Kolegë, mos bini pre e presioneve

Prokurori publik i shtetit Lubomir Joveski i porositi kolegët e tij që të punojnë pa asnjë presion dhe ndërhyrje prej anësh. Duke numëruar që nga Prokuroria e shuar speciale kanë marrë rreth 180 lëndë ose procedura hetimore, ai theksoi se është i nevojshëm miratimi i ligjit të ri për Prokurori Publike, por jo si rezultat i tregtisë politike.

“Kolegë prokurorë e keni mbështetjen time të plotë që të mos bini pre e presioneve të askujt, të punoni pa ndërhyrje nga jashtë.” Prokurori i shtetit Joveski kështu i motivoi kolegët e tij për t’u rezistuar praktikat për të cilat siç tha, opninioni i akuzon pa bazë: presion nga jashte, fshehja e lëndëve nën qilim, dhe akuza pa fakte. Fakt për këtë është puna në vitin që po shkon, kur u hapën lëndë në të cilat kryerësit e veprave penale do të dënohen, kur prokurorët veprojnë me iniciativa personale, siç theksoi, dhe kur udhëhiqen procedura kundër prokurorëve, gjykatësve, deputetëve dhe personave tjerë zyrtarë. Për punë më efikase, Joveski thotë se është i nevojshëm ligj i ri për Prokurori Publike.

“E nënvizoj, ligj cilësor dhe i qëndrueshëm, jo zgjidhje që do të jenë rezultat i marrëveshjeve politike ditore. Është më mirë të mos miratohet ligji se sa të votohet ligj me zgjidhje të këtilla.” –deklaroi Lubomir Joveski, Prokurori Publik i Shtetit.

Nga prokuroria e shuar speciale, janë pranuar dhe janë shpërndarë në prokuroritë tjera rreth 170 dosje, theksoi Joveski, edhe atë tri lëndë me vendim të plotëfuqishëm, dy me vendim të shkallës së parë, 20 lëndë janë në fazë të gjykimit, 19 procedura hetimore, 6 në procedura parahetimore, 80 që kanë të bëjnë me procedura parahetimore dhe 38 për hetime financiare.

Bisedimet në mes pushtetit dhe opozitës për ligjin e ri për Prokurori Publike për momentin janë ndërprerë, pasiqë me muaj nuk u arrit kompromis. Opozita ishte kundër të gjithë propozimeve për “vazhdimin e jetës” së PSP-së, duke u angazhuar në të gjitha mënyrat për ndërprerjen e proceduarve të nisura, të cilat dalin nga mijëra biseda telefonike të përgjuara në mënyrë joligjore në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments