4.5 C
Tetovo
E hënë, 10 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaJoe, je i shkarkuar’/ Trump i heq të drejtën ish-presidentit Biden për...

Joe, je i shkarkuar’/ Trump i heq të drejtën ish-presidentit Biden për informacionet sekrete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka hequr lejen e sigurisë ish-presidentit, Joe Biden dhe të drejtën në informacionet sekrete, pasi paraardhësi i tij bëri të njëjtën gjë me të katër vjet më parë.Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të marrë akses në informacionin sekret”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij ”Truth Social”.

“JOE, JE I SHKARKUAR”, shtoi Trump me germa kapitale.

Presidenti tashmë ka revokuar lejen e sigurisë për shumë ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden.

Trump postoi të premten në mbrëmje se Biden “krijoi këtë precedent në vitin 2021, kur ai udhëzoi Komunitetin e Inteligjencës të ndalonte presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të aksesonte detajet mbi Sigurinë Kombëtare, një mirësjellje e dhënë për ish-presidentët”.

Ai tha se Bidenit “nuk mund t’i besohej informacioni i ndjeshëm”, duke përmendur një hetim të Departamentit të Drejtësisë për ruajtjen e dosjeve sekrete nga demokrati, i cili arriti në përfundimin se megjithëse nuk kishte nevojë të ngrihej akuza penale, Biden kishte një kujtesë të dobët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments