11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeJeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve...

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

Rritja e cilësisë së arsimit sipëror në fakultetet pedagogjike ishte temë kryesore e takimit me rektorin e Universitetit “Goce Dellçev”, si dhe dekanët e fakulteteve pedagogjike të universiteteve shtetërore, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale ministri arsimit dhe shkencës Dr.Jeton Shaqiri.

“Shpalosëm idenë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike, e cila do të realizohet në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit. Ekziston nevoja që zhvillimi profesional i gjeneratave aktuale dhe të ardhshme të mësimdhënësve të realizohet në kontinuitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me fakultetet të cilat krijojnë këtë kuadër, me qëllim të modernizimit të programeve arsimore, përmirësimin e metodologjisë, si dhe rritjen e standardit dhe përkrahjes së mësimdhënësve. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Universitetit HAMK nga Finlanda, prof. Artan Limani për të përcjellë një pjesë nga përvoja në përkrahjen profesionale të mësuesëve në arsimin fillore dhe të mesëm”, thuhet në njoftimin e ministrit Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments