16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeJehona e grabitjes në aeroportin e Tiranës në mediat e huaja

Jehona e grabitjes në aeroportin e Tiranës në mediat e huaja

Pas grabitjes së ndodhur një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, “Austrian Airlines” ka vendosur ndërprerjen e transfertave të parave “cash” nga Tirana drejt Vjenës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, e kontaktuar nga mediat ndërkombëtare, që i kanë kushtuar jo pak vëmendje ngjarjes. Për britaniken “The Guardian”, Gruber thotë se paratë e grabitura po ngarkoheshin në avion në momentin kur ndodhi grabitja, ndërkohë që nuk ka patur rrezik për ekuipazhin apo pasagjerët, transmeton tch.

Nisja e avionit pas kësaj u shty me afro tre orë.

“Si masë sigurie, nuk do të ketë më transferta parash “cash” drejt Vjenës”, thotë Gruber. Sipas “The Guardian” dhe mediave të tjera ndërkombëtare, paratë e grabitura po dërgoheshin nga një bankë e huaj që operon në Shqipëri drejt Vjenës.

Këto banka i dërgojnë valutat e forta në kryeqytetin austriak, pasi banka qendrore shqiptare nuk i pranon këto depozita. Grabitja spaktakolare në Aeroportin e Rinasit është pasqyruar nga një numër i madh mediash botërore ndër të cilat BBC, The Guardian, New York Post, Daily Mirror, Daily Mail, Daily Express etj. Ato sjellin dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkruajnë se shuma e vjedhur ishte 2.5 milionë euro, pavarësisht se përmendin edhe mediat shqiptare që flasin për një shumë deri në pesë herë më të madhe.

The Guardian shkruan se grabitje të ngjashme janë kryer të paktën edhe dy herë të tjera gjatë tre viteve të fundit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ndërsa BBC veçon se në shkurt 2017, në këtë aeroport u vodhën 3.2 milionë euro dhe policia më vonë gjeti një pjesë të parave të fshehura në tenxhere me presion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments