4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaJaponia pritet të shpallë Gjendje të Jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Japonia pritet të shpallë Gjendje të Jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Japonia pritet të shpallë Gjendje të Jashtëzakonshme në kryeqytetin Tokyo dhe gjashtë rajone të tjera në përpjekje për të ndalë përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Kryeministri Shinzo Abe ka thënë se ky vendim mund të merret të martën, derisa ka njoftuar edhe për një plan të madh stimulues për ta ndihmuar ekonominë – në këtë kohë kur po goditet fort nga pandemia.

Japonia ka një numër relativisht të vogël të infeksioneve në krahasim me vendet e tjera, por ka shqetësime se rritja e papritur e rasteve pozitive me Covid-19 në Tokyo mund të çojë në shpërthim të pandemisë në qytetin më të madh në botë.

Japonia ka raportuar 85 vdekje, derisa në Tokyo janë më shumë se 1000 raste të konfirmuara – që është një numër dyfish më i madh se sa që ishte një javë më parë.

Gjendja e Jashtëzakonshme pritet të zgjasë rreth një muaj dhe do të vlejë për Tokyon, Osakan dhe pesë perfektura të tjera, transmeton Klan Kosova.

Guvernatorët e perfekturave do të kenë të drejtë që të mbyllin shkollat dhe bizneset, por autoritetet nuk do të kenë të drejtën ligjore që t’i urdhërojnë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Në Japoni edhe nëse e shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme, ne nuk do të mbyllim qytetet qysh ka ndodhur në shtetet e tjera. Ekspertët na kanë thënë se një hap i tillë nuk është i nevojshëm”, ka thënë kryeministri japonez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments