6.7 C
Tetovo
E shtunë, 25 Janar, 2025
BallinaLajme“Jam i gatshëm për dialog me Bullgarinë”, Mickoski: Të ulemi në të...

“Jam i gatshëm për dialog me Bullgarinë”, Mickoski: Të ulemi në të njëjtën tryezë me BE-në dhe SHBA-në

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është befasuar që Athina zyrtare ka reaguar në deklaratën e tij. Pasi ai tha se çështja maqedonase ende është e hapur, Greqia vlerësoi se bëhet fjalë për provokim me irredentizëm dhe se çështja maqedonase është e mbyllur.“E lexova atë… nuk e di se ku e kanë gjetur veten. Ndoshta ndihen fajtorë dhe u “punon” ndërgjegjja? Frojd është punë e çuditshme, por unë nuk do të hyj në një debat të tillë”, tha kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se çështja maqedonase do të mbetet e hapur derisa nuk respektohen aktgjykimet e Gjykatës në Strasburg për drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas në Bullgari dhe derisa vendi nuk e arrin qëllimin strategjik për anëtarësim në BE. Eurointegrimi ishte një nga temat në takimet e kryeministrit në Uashington, prej të cilëve, siç tha, është shumë i kënaqur. Mickoski theksoi se është i gatshëm për dialog me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Rosen Zhelazkov, ndërsa në tryezë i ftoi BE dhe SHBA.

“Të shohim nëse mund të kemi gjuhë të përbashkët. Të shohim nëse mundemi bashkë me partnerët tanë strategjikë dhe me BE dhe SHBA, të ulemi të gjithë bashkë dhe ta lehtësojmë këtë proces”, shtoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri tha se pozitat e tij mbeten të pandryshuara. Kjo vjen pasi edhe kryeministri i ri por edhe presidenti bullgar Rumen Radev theksuan se e përkrahin zgjerimin e Unionit, por vetëm me atë që tashmë është dakorduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments