4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaJa momenit kur avioni rus me ndihma zbarkon në SHBA

Ja momenit kur avioni rus me ndihma zbarkon në SHBA

Disa orë pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi amerikanët të përgatiten për një javë tragjike nga koronavirusi, një avion i forcave ajrore ruse zbarkoi në Nju Jork.

Dorëzimi i ndihmave erdhi pas bisedës së Trump me homologun e tij, Vladimir Putin. 60 tonë pajisje mjekësore kanë mbërritur dje në SHBA, si “dhuratë” nga lideri rus.

“Rusia na dërgoi një numër të madh pajisjesh mjekësore. Kjo është e jashtëzakonshme”, njoftoi Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar shifrën e 200,000 personave të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo pandemi ka marrë jetët e të paktën 4,475 personave në SHBA.Nju Jorku përbën epiqendrën e përhapjes së virusit në territorin amerikan, pasi aty është raportuar për të paktën 1,900 të vdekur, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments