11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaIzraeli miraton dozën e katërt të vaksinës

Izraeli miraton dozën e katërt të vaksinës

Izraeli behet vendi i parë që ka miratuar përdorimin e dozës së katërt të vaksinës për pjesën më të rrezikuar të popullsisë ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se do të shqyrtojnë zgjerimin e administrimit të një doze të katërt tek pjesë të tjera të publikut.

Izraeli ishte ndër vendet e para që filloi vaksinimin me Pfizer një vit më parë si dhe administrimin e dozës përforcuese. Megjithatë, vendi përjetoi një valë infeksionesh nga varianti Delta.

Disa ditë më parë , Izraeli mori dërgesën e parë të ilaçit Paxlovid të kompanisë Pfizer i cili mund të merret në shtëpi për të shmangur simptomat më të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Ndërkohë , Turqia ka filluar injektimin me vaksinën që ka prodhuar vetë, TURKOVAC. Deri më tani, vendi po përdorte vaksinat e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe kompania kineze Sinovac.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments